Dy të vdekur dhe 1 i plagosur rëndë, bilancet e ditës së 3 të protestave për Blake në Amerikë

Dy të vdekur dhe 1 i plagosur rëndë, bilancet e ditës së 3 të protestave për Blake në Amerikë

Dy persona kanë vdekur dhe një është plagosur rëndë gjatë të shtënave në Kenosha të SHBA-së të martën. Kjo në ditën e tretë të protestave për të plagosjen nga policët të Jacob Blake, thotë vetë policia.

Të shtënat janë rregjistruar rreth orës 11:45 të darkës, ndërsa vetëm të mërkurën Departamenti i Policisë së Kenoshas doli me një njoftim ku sqaronte se personi i tretë që mbeti i plagosur ka dëmtime serioze, por është jashtë rrezikut për jetën.

Për ‘New York Times’ sherifi i Departamentit të Policisë në Kenosha thotë se po invetigon pasi të shtënat mund të kenë ardhur nga një grup personash që po mbronin bizneset e tyre nga protestat.

Protesta vijnë pas plagosjes që policët i bënë Blake, një 29-vjeçari me ngjyrë, i cili po tentonte të futej në makinë, ndërkohë që brenda saj ishin edhe fëmijët e tij.

Ben Crump, avokati i të drejtave civile që përfaqëson familjen, tha se policia qëlloi Blake pasi ai ishte përpjekur të ndante dy gra të cilat po debatonin ashpër. Ndërkohë policia nuk dha asnjë informacion se përse efektivët e qëlluan Blake, i cili sipas të afërmeve është jashtë rrezikut për jetën, por do ta ketë të pamundur të eci sërish.

Për dy oficerët e Kenoshas që qëlluan Blake është vendosur masa e lejes administrative, ndërsa prokurori i qarkut të Kenosha-s po heton ngjarjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy