Banorët e lagjes ‘11 Janari’ në qytetin e Gjirokastrës kanë kërkuar ndihmën e medias pasi asnjë prej institucioneve përgjegjëse nuk po reagon për zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza.
Sipas tyre hapja e kanaleve nga firma që merret aktualisht me ujësjellësin, ka shkaktuar një problem të tille, ku ujërat e zeza u kanë vërshuar në shtëpi.
Banorët thonë se duhet të merren masa tashmë që sezoni i dimrit nuk ka mbërritur ende pasi me nisjen e shirave intensive gjendja do të përkeqësohet, teksa rreziku rritet në një kohë pandemie.
Punimet për ujësjellësin kanë shkaktuar shumë probleme në të gjithë lagjet e qytetit të Gjirokastrës.



