Për herë të parë, një personazh homoseksual bëhet pjesë e filmit vizatimor të Disney: në filmin e ri vizatimor "Onward", prodhuar nga Disney-Pixar dhe vendosur në një botë paragjykuese fantazie, një police me një sy shfaqet shkurt "Officer Specter", e cila u tregon personazheve të tjera, se ka një partnere. Nuk specifikohet nëse është lezbike apo biseksuale, por është hera e parë që Disney bën një zgjedhje të tillë. Karikatura do të dalë në kinematë e SHBA-së në 6 mars.
"Ne kemi dashur ta hapim botën tonë dhe ta bëjmë atë më përfaqësuese të shoqërisë rreth nesh", tha prodhuesi Kori Rae për Yahoo Entertainment, sipas Ansa.
Nuk është hera e parë që një personazh LGBTQ hyn në universin kinematografik të Disney, pasi pati një "moment ekskluzivisht gay" në versionin 'live' të "E Bukura dhe Bisha" dhe vitin e kaluar një puthje homoseksuale mes dy personazheve në "The Rise of Skywalker", por është hera e parë që një homoseksual paraqitet në një film vizatimor.
Ky fakt u prit me protesta nga grupet fetare, të cilat u shprehën se "fëmijët tanë nuk duhet të shohin filma vizatimorë indoktrinues gay".



