
Një gomone me 1 ton drogë është sekuestruar në Greqi, ku mes të arrestuarve është edhe një shqiptar.
Policia greke arriti ta zbulonte gomonen në afërsi të Korfuzit dhe e ndoqi deri në ishullin Kea. Gjatë ndjekjes pasti shkëmbim zjarri por nuk pati të lënduar.
Në përfundim të ndjekjes në pranga janë vënë një shtetas grek, një turk dhe një shqiptar, të cilët ndodheshin në bordin e mjetit lundrues.
Mediat raportuan për një ton drogë, megjithatë pritet që gjithçka të zyrtarizohet pas deklaratës së policisë.



