Pak muaj më parë, këngëtari Michael Buble njoftoi se djali i tij i vogël vuante nga kanceri. Por ditët e fundit mund të thuhet zyrtarisht se vogëlushi Noah e ka fituar betejën me tumorin.
Këtë e ka konfirmuar një gazetare argjentinase, e cila është kthyer në të njëjtin avion me Buble dhe bashkëshorten e tij nga Brazili. Pas lajmit se djali i tyre vuante nga kanceri, Buble dhe Luisana Lopilato kanë lënë mënjanë karrierat në SHBA dhe janë vendosur në Brazil.
Tashmë ata janë rikthyer në SHBA pas një përvoje të frikshme për çdo prind.



