Fatos Fico, ekspert i zhvillimit rural tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se duhet eliminuar TVSH-ja tek inputet bujqësore pasi me krizën ekonomike të ndikuar nga lufta në Lindjen e Mesme, çmimet do të bëhen të papërballueshme për fermerët tanë.
Do propozoja që për shkak se inputet do të vijnë me çmime shumë të larta, duhet eliminuar fare TVSH tek inputet bujqësore sepse çmimet do bëhen të papërballueshme për fermerët tanë dhe fermerët tanë nuk janë në pozita si fermerët evropianë që marrin subvencione sa herë kanë probleme. Ka fonde shtesë nga Brukseli për fatkeqësi, përmbytje, apo ngjarje të tjera. Inputeve bujqësore duhet t’iu hiqet TVSH. Me BE nuk kemi tarifa, por duhen hequr këto tarifa dhe me vendet e tjera.



