Cigaret elektronike kthehen në “epidemi” te minorenët, SHBA mund t’i ndalojë plotësisht

Cigaret elektronike kthehen në “epidemi” te minorenët, SHBA mund t’i ndalojë plotësisht

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) në SHBA po vlerëson ndalimin e plotë të cigareve elekrtonike në tregun amerikan. Sipas FDA-së, shkak mund të bëhet bumi i këtyre cigareve te të rinjtë.

Shitjet e cigareve elektronike nisën të rriten vitin e kaluar, duke u nxitur edhe nga kompani të reja që hodhën në treg një larmi versionesh.

FDA-ja e sheh shpërndarjen e cigareve elektronike te të rinjtë si epidemi dhe u ka dhënë prodhuesve të tyre 60 ditë kohë për të hartuar një plan, me të cilin të ndalohet përdorimi i tyre nga adoleshentët.

Nëse prodhuesit nuk gjejnë një zgjidhje, atëherë duhet të tërheqin produktet e tyre nga tregu.

Kjo masë shtrënguese nuk do të prekë vetëm prodhuesit por edhe mbi 1 mijë shitës të nivelit të dytë, për të cilët FDA ka hartuar një letër paralajmëruese me të cilën i njeh me sanksionet që do të pasojnë nëse u shesin këtë produkt minorenëve.

I njëjti paralajmërim u është dërguar edhe rrjeteve të mëdha 7-Eleven dhe Walgreens. Ndërkohë janë vënë 131 gjoba për shitjen e këtyre cigareve te përdorues minorenë.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy