Një javë më parë fitoi çmim Emmy, ndërron jetë grimieri i njohur

Një javë më parë fitoi çmim Emmy, ndërron jetë grimieri i njohur

Marc Pilcher, stilisti i flokëve dhe grimieri i cili fitoi çmimin Emmy për punën e tij në shfaqjene  suksesshme të Netflix “Bridgreton”, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare nga Covid-19, një javë pasi fitoi çmimin.

Agjencia e Pilcher, Curtis Broën konfirmoi lajmin për CNN të martën, duke iu referuar një deklarate që agjencia i dha Variety, nga miqtë dhe familja.

Sipas deklaratës, Pilcher ishte vaksinuar dy herë dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Ai rezultoi negativ në teste të shumta të Covid-19 dhe udhëtoi drejt SHBA për ceremoninë e Emmy dhe përsëri në Mbretërinë e Bashkuar.

Menjëherë pas kthimit, ai u sëmur dhe gjendja e tij u përkeqësua gjatë fundjavës. Dhe fatkeqësisht ai vdiq të dielën, tha Curtis Brown.

Michelle Williams as Marilyn Monroe in "My Week with Marilyn," 2011.

Vdekja e tij vjen vetëm pak kohë pasi ai fitoi një Emmy për "Periudhë të Jashtëzakonshme dhe Stilim flokësh për personazhe" në shtator.

Pilcher ishte i njohur për punën e tij në shfaqje të ndryshme teatrore, programe televizive dhe filma.

Judi Dench in "My Week with Marilyn," 2011.

Ai punoi në flokë dhe krijoi role stilimi në filma duke përfshirë "Bukuroshja dhe Bisha", "Java ime me Marilyn", "Gruaja e padukshme" dhe "Victoria e re".

Felicity Jones in "The Invisible Woman," 2013.

Në karrierën e tij në industrinë e filmit dhe televizionit, Pilcher kishte punuar me artistë të njohur duke përfshirë Judi Dench, Maggie Smith, Shirley MacLaine, Ralph Fiennes, Emily Blunt, Stanley Tucci, Michael Gambon, Madonna, Helena Bonham Carter, Michelle Ëilliams, Kristin Scott Thomas dhe Ian McKellen.

Emily as Queen Victoria, hair by Pilcher.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy