
Në përfundim të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga pjesa e Rithemelimit, Sali Berisha siguroi votëbesimin si kreu i demokratëve.
Në përfundim të procesit të votimit, Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso deklaroi se nga 1000 delegatë që votuan, 7 vota ishin të pavlefshme.
Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.
Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit.
Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.
Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.
Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.



