
Artistja Susanna Bauer përshkruan fletët delikate dhe skulpturat me grep që ajo ka bërë për 10 vitet e fundit si "një blatë për natyrën". Artistja gjermane, e cila tani jeton në Cornwall të Anglisë mbledh gjethet e rëna nga pemët e saj të parapëlqyera përgjatë udhëtimeve që bën.
"Adhuroj detajet e ndërlikuara, ngjyrat, tekstet dhe kompozimet që gjej çdo herë që jam jashtë", thotë ajo. Bauer përdor më shpesh gjethet e manjolës, për formën e tyre klasike dhe venat e forta dhe studioja e saj është gjithmonë plot me dhurata nga natyra, duke pritur që frymëzimi ta godasë. "Të gjitha vijnë me gjuhën e tyre, pastaj gjejnë njëra-tjetrën dhe bëhen pjesë e punës", shprehet ajo. /The Guardian, përgatiti Erina Çoku/

"Ornament XVll"

"Çlodhje"

"Gjithçka që na rrethon"

"Katër rrathë III"

"Trans-Plant Nr. 21"

"Zgjime" (detaj)

"Shteg IV"

"Shesh i zakonshëm III"

"Zgjime" (detaj)

"Hëna XXX" (detaj)



