
Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej rreth 4 milionë eurosh (400 milionë lekë të reja) nga fondi rezervë i shtetit për koncertin e reperit amerikan Kanye West, i njohur edhe si Ye.
I ftuar në MCN Live, gazetari Mariglen Kume e cilësoi të pajustifikuar përdorimin e fondit rezervë në një kohë kur, sipas tij, qytetarët përballen me mungesë shërbimesh jetike në sistemin shëndetësor.
Sipas Kumes, e pakuptimtë është përfshirja e qeverisë në financimin e një aktiviteti që është deklaruar si privat.
Reklamë e keqe nuk ka. Kjo protestë, që prej 38 ditësh ka marrë vëmendje mediatike, u ka kujtuar të huajve se ekziston një vend si Shqipëria dhe, në një farë mënyre, i ka shërbyer promovimit të tij.
Protesta ka qenë paqësore, nuk ka pasur elementë rreziku për turistët dhe, në të gjitha zonat ku është zhvilluar, ka pasur gjithashtu turistë.
Kjo do të thotë se turizmi nuk është prekur dhe turistët nuk janë zmbrapsur për shkak të saj.
Nuk e kuptoj pse duhej të përfshihej qeveria, për sa kohë është thënë se bëhet fjalë për një sipërmarrje private dhe për një artist të huaj.
T'i japësh lejen, të përcaktosh vendin ku do të ngrihet skena është një gjë, por ndërhyrja me buxhetin e shtetit, dikush ndërhyn me nenin 101 te Kushtetues në një kohë kur Shqipëria ka kaq shumë probleme jetike dhe qytetarët vuajnë çdo ditë, më duket e pajustifikuar.
Gazetari ngriti edhe shqetësimin për përdorimin e fondit rezervë të shtetit, duke theksuar se ai është parashikuar për situata emergjente.
Për një koncert privat ndërhyhet duke përdorur fondin rezervë të shtetit.
Ndërkohë, pacientë shqiptarë detyrohen të shkojnë jashtë vendit për të kryer trajtime mjekësore, për shkak të mungesës së aparaturave apo shërbimeve këtu.
Fondi rezervë është krijuar kryesisht për të përballuar fatkeqësi natyrore, përmbytje, zjarre dhe situata të jashtëzakonshme, jo për të financuar koncertin e një artisti të huaj.



