SPAK përfundon hetimet për një grup kriminal të trafikimit të qenieve njerëzore, në pranga 5 zyrtarë të lartë të policisë, lëshohen 20 urdhër-arreste (VIDEO)

SPAK përfundon hetimet për një grup kriminal të trafikimit të qenieve njerëzore, në pranga 5 zyrtarë të lartë të policisë, lëshohen 20 urdhër-arreste (VIDEO)

SPAK ka përfunduar hetimet ndaj një grupi kriminal të trafikut të kokainës dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.

Gazetari Arsen Rusta tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se me kërkesë të prokurores Elida Kaçkini policia po ekzekuton mbi 20 urdhër-arreste mes të cilëve zyrtarë të lartë policie.

Policia, BKH-Ja, Agjencia e Mbikëqyrjes  me kërkesë të prokurores Elida Kaçkini dhe me miratim të GJKKO është duke ekzekutuar mbi 20 urdhër arreste, të cilat përfshijnë zyrtarë të lartë policie zyrtarë të lartë të kufirit, të drejtorisë së përgjithshme dhe drejtorive vendore të cilët janë zbuluar dhe dokumentuar në aktivitetin kriminal të trafikimit të emigrantëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, krimeve si plagosje, trafikut të narkotikëve, pastrimit të parave.

Pjesa më e madhe e urdhër-arresteve janë ekzekutuar, operacioni po vijon. Operacioni është në kuadër të Sky dhe EcroChat si dhe të përgjimeve që ka mundur të mbledhë BKH në terren. Një aktivitet kriminal i shtrirë në dy vite thotë SPAK.

Rusta zbardhi dhe emrat e efektivë të arrestuar.

Janë ekzekutuar urdhër arrestet për efektivët Sokol Hasani, Edmond Brahja, Ariel Hoxha dhe Ermal Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy