Kukësi triumfon me 10 lojtarë, zhgënjen Vllaznia

Kukësi triumfon me 10 lojtarë, zhgënjen Vllaznia

Kukësi mori një fitore të madhe, teksa triumfoi minimalisht ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Superiore.

Ndonëse nga minuta e 44-t, luajtën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me të kuq të Reçit, në fund verilindorët ia dolën të marrin 3 pikë të arta.

Ishte sulmuesi Rashiti, i cili pas një krosimi nga e djathta, gjuan bukur me kokë, duke e ndalur në fundin e rrjetës.

Zhgënjen Vllaznia, që tregon edhe njëherë vështirësi në shënimin e golit. Kukësi konfirmon formën e mirë, teksa ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë, ndërsa Vllaznia zbret në vendin e gjashtë me 12 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy