Gara për kreun e SPAK/ KLP cakton 11 dhjetorin për intervistat e 4 kandidatëve (VIDEO)

Gara për kreun e SPAK/ KLP cakton 11 dhjetorin për intervistat e 4 kandidatëve (VIDEO)

KLP ka caktuar 11 dhjetorin si datën kur do të zhvillohen intervistat e 4 kandidatëve që synojnë të marrin drejtimin e SPAK-ut, më 20 dhjetor. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije se dy kandidatët më të kuotuar janë Xholi dhe Braho. Seanca e pyetje-përgjigjeve pritet të jetë publike, sikurse ka ndodhur edhe në dy proceset e mëparshme. 

 

Zyrtarisht KLP ka caktuar një datë për të marrë në intervistë 4 garuesit për kreun e ri të SPAK, që do të pasojë stafetën nga Altin Dumani, që do ushtrojë detyrën deri në datën 19 dhjetor. Data e intervistave ishte 4 dhjetori, por për shkak të zhvillimeve të fundit, edhe për garën e BKH, është vendosur të spostohet më 11 dhjetor, në një ditë kur do të përfundojnë intervista. I pari do të jetë Adnadn Xholi, më pas Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho, që do shpalosin platformën e tyre, arsyen pse duan të drejtojnë institucionin e SPAK, strategjinë, dhe do t’u përgjigjen pyetjeve të 11 anëtarëve të KLP. Ai që do marrë shumicën e votave, do ketë mundësi të drejtojë në 3 vitet e ardhshme SPAK-un.

 

 A do të jetë e ngarkuara me punë më 11 dhjetor e pranishme, kjo mbetet për t’u parë, pasi roli i saj është paska më i kufizuar nga ajo që ka patur ambasadorja Kim në 2022 kur është zgjedhur Dumani, por edhe nëse do mungojë fizikisht, ndikimi dhe lobimi i diplomacisë pas kuintave është mjaft i rëndësishëm. Dy më të kuotuarit janë Xholi dhe Braho. Më 11 dhjetor ajo çka është me më interes është seanca publike me pyetje-përgjigje. Do të mbahet e njëjta metodologji përzgjedhje si dy herët e para”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy