Von der Leyen optimiste: Vaksinimi para fundit të dhjetorit

Von der Leyen optimiste: Vaksinimi para fundit të dhjetorit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një videokonference me komisionerët për çështjet e BE-së, është shprehur se lufta me koronavirusin duket se është drejt fundit.

"Kriza e lidhur me koronavirusin nuk ka mbaruar ende dhe pasiguria vazhdon, që nga Marsi. Sot ne e dimë se ka një rrugëdalje dhe lajmi i mirë është se ne kemi mjetet për të luftuar  virusin." ka deklaruar von der Leyen. 


Von der Leyen ka theksuar se, nëse gjërat do të shkojnë mirë, sipas parashikimeve, qytetarët europian do të vaksinohen para fundit të dhjetorit. 
Ajo shprehet shpresëplot se këtij rrugëtimi të vështirë po i vjen fundi.

''Është shumë e rëndësishmë që komisioni ka mbyllur kontrata 6 kompani farmaceutike dhe që vendet anëëtare po punojnë për planet e vaksinave. 
Nëse çdo gjë shkon mirë , para fundit të dhjetorit qytetarët europiane mund të vaksinohen. Drita në fund të tunelit ka filluar të jetë e vërtëtë, por duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm"
është shprehur ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy