
Lojtarët e Premier League në britanin e Madhe paguhen me shifra marramendëse dhe kjo e tregon më së miri nga shpenzimet që ata bëjnë, duke i ofruar vetes së tyre një sper luks.
Tosin Adarabioyo është vetëm 20-vjeçar, por ai ka blerë një shtëpi super luksoze e cila kushton 2.8 milionë euro. Ai fiton rreth 30 mijë euro në javë nga kontrata me Manchester City.
Adarabioyo është një futbollist që vështirë se e njeh njeri, pasi nuk ka debutuar ende në Premier League me Manchester Cityn. Por, kjo nuk e ka penguar që në moshën 20-vjeçare të jetë në gjendje që të blejë një shtëpi luksoze prej 2.8 milionë eurosh.
Adarabioyo nga kontrata e tij me klubin në pronësi të sheikut Mansour fiton një shumë që vështirë se do ta fitonte një moshatar i tij, por megjitahtë kjo nuk e ka penguar 20-vjeçarin të investoj në një shtëpi me 6 dhoma dhe 5 banjo, në një nga lagjet më të preferuara të futbollistëve.
Vila ka tre kate, një sallë kinemaje, palestër dhe pamje spektakolare nga fusha e golfit.



