Kotzias i përgjigjet Ramës për Ali Pashën: Historia të përdoret si shkollë e jo si burg ku të burgoset mendja jote

Kotzias i përgjigjet Ramës për Ali Pashën: Historia të përdoret si shkollë e jo si burg ku të burgoset mendja jote

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka komentuar statuset e fundit në “Facebook” të kryeministrit shqiptar Edi Rama, që shpeshherë janë konsideruar si “provokime” në Athinë.

“Jemi në një kohë që disa e shkruajnë historinë me mënyrën e tyre. Që nga Rama që zbuloi Akropolin dhe se Ali Pasha kreu revolucionin e 1821­-shit, e deri te presidenti i ri i Parlamentit Europian. Historia është një fushë beteje dhe duhet të përdoret si shkollë për të nxjerrë mësime dhe jo si burg, ku të burgoset mendja jote”, ka deklaruar Kotzias gjatë një raportimi në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme, raporton “BalkanWeb”. 

Shefi e diplomacisë greke, iu referua një statusi në “Facebook” të kryeministrit shqiptar, Edi Rama më 24 janar, kushtuar Ali Pashë Tepelenës, ku ndër të tjera shkruante se “Revolucioni grek, revoltat në Bullgari dhe në principatat danubiane që përfunduan të tëra me mëvetësinë e atyre kombeve, i detyrohen jo pak Ali Pashës në përgatitjen e tyre sociale, ushtarake e shpirtërore”.

Edhe më herët një tjetër status në “Facebook” i Ramës shkaktoi “provokime” në Athinë. Pikërisht muaj më parë kur kryeministri shprehej se Akropoli është ende në këmbë falë kurajës së shqiptarit, Gjergj Dushmani.

Kaq mjaftoi që jo vetëm mediat në shtetin fqinj, por edhe politika greke të reagonte ashpër. Madje ministria e Jashtme greke thirri edhe ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi për sqarime.

Por në këtë pikë, as pala shqiptare nuk qendroi mbrapa. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy