Policia e trafikut në Këln nxorri nga qarkullimi një autobus nga Shqipëria që udhëtonte në autostradë duke mos i përmbushur normat e sigurisë teknike për qarkullimin.
Frenat të fiksuara me një çelës angelz dhe një listë e gjatë me mangësi, plot tri faqe bëri që policia në autostradën e Këlnit të ndalojë qarkullimin e një autobusi të vjetër nga Shqipëria me destinacion Holandën. Siç njofton agjencia e lajmeve dpa, punonjësve të policisë autobusi u ra në sy (21.09) pasi ai ishte i ndryshkur dhe derdhte naftë. Gjatë një kontrolli të detajuar u konstatua ndër të tjera, se konstrukti bazë i karrocerisë ishte tërësisht i ndryshkur, vuri në dukje policia të martën (22.09).
Eksperti i automjeteve e klasifikoi autobusin 18 vjeçar të pasigurtë për qarkullim dhe e pezulloi atë. Shoferit 45 vjeçar iu desh të paguajë një kaucion sigurimi prej 1.350 Eurosh. Shoferi dhe pronari i autobusit u kallëzuan penalisht. Grupi turistik prej 50 vetësh do ta vazhdonte udhëtimin me një automjet tjetër për në Holandë.
Marrë nga Deutsche Welle



