Dy të vrarë në Durrës/ Policia në ndjekje të autorëve: Kemi identifikuar targat

Dy të vrarë në Durrës/ Policia në ndjekje të autorëve: Kemi identifikuar targat

Dy persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Durrës.

Mësohet se viktimat janë Anxhelo Avdia dhe Dorjan Shkoza, 35 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit.

Paraprakisht mësohet se Avdia dhe Shkoza janë ekzekutuar me një armë të dyshuar si kallashnikovë, teksa ishin duke ecur me këmbë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në lagjen 14, Shkozet, në zonën e “Nishtullës”.

Në vendngjarje ndodhet policia, bashkë me autoambulancën.

Postblloqe të shumta janë ngitur në pikat dalëse të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 02.03.2020, rreth orës 18:55, në lagjen nr. 14, Nishtulla, Durrës, në rrugën afër tregut të perimeve, në rrethana akoma të paqarta kanë humbur jetën shtetasit D. Sh, 35 vjeç dhe A. A, dyshohet me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbrritur forca të shumta policie, si dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Pika kontrolli janë ngritur edhe nga DVP Tiranë e Fier në aksin rrugor Durrës-Tiranë e Durrës-Lushnjë. Në mbështetje të Policisë vendore janë nisur dhe grupe të FNSH-së së Tiranës, për krehjen e zonës. Paraprakisht dyshohet se është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë targat dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.

Për zbardhjen e ngjarjes, në ndihmë të grupit hetimor po shkojnë specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje, duke grumbulluar dhe fiksuar çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy