Fitorja e Mitsotakis/ Kristopulos: Zgjedhja e kryeministrit pa opozitë, problematike. Nuk mendoj në fuqizimin e PASOK (VIDEO)

Fitorja e Mitsotakis/ Kristopulos: Zgjedhja e kryeministrit pa opozitë, problematike. Nuk mendoj në fuqizimin e PASOK (VIDEO)

Dekan i Fakulteti të Shkencave Politike në Universitetin e Panteios, Dimitris Kristopulos i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me zgjedhjet e 21 majit në shtetin fqinj, për fitoren e kryeministrit Mitsotakis.

Ai tha se zgjedhja e kryeministrit pa opozitë përbën një problem për demokracinë, ndërsa theksoi se e rëndësishme për demokracinë mbetet cilësia e saj.

Sipas tij, në vendet e Evropës ka tendencë për vendosjen e autokracisë, ndërsa shtoi se rezultati mbetet për tu parë në 25 qershor në raundin e dytë dhe se nuk mendon se do të ketë një fuqizim të PASOK.

Sa i përket votës së emigrantëve, Kristopulos tha se ka ndikim pasi ¾ e emigrantëve janë shqiptarë.

Intervista e plotë

1. Rezultatet e fundit në zgjedhje duket se përmbysën raportet në skenën politike greke. Fitoi Demokracia e Re, Mitsotakis, apo humbi Syriza dhe Tsipras?

Ndodhën që të dyja kemi dhe humbjen e Syriza dhe fitoren e demokracisë së re. Ajo me të cilën dua të sqaroj është se me mënyrën e demokracisë së re ka gati një bindje të elektoratit dhe nga ana tjetër Syriza nuk bindi elektoratin për një mandat tjetër.

2. Z. Varufakis e cilësoi rezultatin si pagëzim të erdoganizmit të Greqisë. Jeni dakord me këtë përkufizim?

Unë mendoj se kur kemi një kryeministër që zgjidhet pa një opozitë të fortë atëherë kemi dhe një problem të madh për demokracinë. Kjo ka të bëjë me Serbinë dhe me Greqinë, sigurisht dhe me Shqipërinë. Duhet nga ana tjetër që sigurisht kemi axhendat politike, por dhe votuesin që në fund bën zgjedhjen e tij. Por duhet paraqitur se jo të gjitha demokracitë janë njësoj, është dhe cilësia në demokraci. Për fat të keq ka një tendencë, jo vertëm në Greqi, që është një situatë që e shohim dhe në vende të tjera të Evropës që ka një tendencë për vendosjen e autokracisë.

3. Rritet sërish PASOK. Po kthehet Greqia në simetrinë tradicionale mes kësaj partie dhe Nea Demokratias?

Është diçka për tu parë në datën 25 qershor kur do kemi dhe rezultatin e ardhshëm të zgjedhjeve. Por mund të ketë një rikthim të PASOK, por duhet parë në zgjedhjet e ardhshme nëse do kemi përsëri atë vazhdimësi apo dhe një rikthim të dypolizmit të demokracisë së re apo Syriza. Ajo që do duket është 25 qershori. Megjithatë më duhet të them se nuk do kemi një rifuqizim të PASOK me atë që ka pasur në të shkuarën e tij.

4. Çfarë mund të themi për votën e emigrantëve në këtë kuadër?

Në 2010 kemi pasur një veçori në atë që janë zgjedhjet në Greqi ku filloi të jepen shtetësi në mënyrë masive kundrejt emigrantëve dhe Greqia ka një veçanti me atë që është pjesëmarrja e emigrantëve në Greqi ku ¾ janë shqiptarë. Me ato që kemi një matje që se kam shumë të saktë, por duhet të them se nuk ka një qasje të votës së emigrantëve nëse është e përqendruar majtas apo djathtas. Do pritej që në logjikën e Greqisë pjesa më e mirë e emigrantëve të votonin të majtën, por e vërteta tregoi se kjo nuk shkon në tendencë të tillë.

5. Ka nevojë mendoni ju për një dialog mes dy shoqërive tona duke nisur që nga katedrat universitare, reflektimi në tekste dhe pranimi publik për të folur për disa ngjarje historike që krijojnë ende ndarje?

Prandaj jam dhe unë këtu, dhe vjet kam qenë këtu dhe ndaj do përpiqem të jem këtu në vazhdimësi sepse duhet të krijohen mes dy vendeve institucione që zgjidhin problemet mes dy vendeve. Universiteti është një hapësirë e tillë ku mund të nisi dhe të behet një diskutim i tillë. Duhet të shohim dhe ngjarjet historike që vendosin  hije mes dy shteteve dhe të thuash çështje që janë ndoshta jo shumë të pranueshme por të vërteta. Duhet të vendosim në marrëdhëniet që të kemi tematika të shekullit 20 dhe të mos mbetemi te vitet 40 që mund të jenë problematike, por dhe të përparojmë përpara në marrëdhëniet mes dy vendeve. Sigurisht një shembull nuk mund të ngecemi në situata që marrëdhënia të ngecet në çështjen e Himarës, këto janë çështje që duhen tejkaluar dhe të shohim para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy