Është shoqëruar me një incident me policët protesta e maturantëve para parlamentit këtë të enjte. Maturantët me pankarta në duar kanë tentuar të futen me forcë që të protestojnë para derës së parlamentit por një gjë e tillë nuk është lejuar nga policët.
Maturantët dolën sërish sot në protestë pasi shumë prej tyre edhe pse me mesatare mbi 9 nuk kanë arritur të fitojnë të drejtën e studimit në asnjë degë.



