Kreu i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa e cilëson vendimin i Prokurorisë për të ndaluar publikimin e të dhënave të hakuara, si nxitës të censurës.
Duke folur për MCN Live, Çipa deklaroi se duhet të trajtohet me shumë kujdes dhe maturi profesionale ky urdhër i Prokurorisë Tiranë.
Sipas tij, shqetësim përbën fakti që prokurori urdhëron jo vetëm mospublikimin e të dhënave që kanë qarkulluar prej sulmit kibernetik, por vë në dispozicion të këtij hetimi një sërë autoritetesh.
Është ngritur një strukturë task force të disa institucioneve, njësia C për hetimin e krimin kiberenetik në Policinë e Shtetit, Autoriteti i Mediave Audiovizive, dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të gjitha këto duket sikur marrin forcën e një strukture që tashmë monitoron gjithë spektrin multimedial në vend, përfshi mediat sociale.
Vendimi i prokurorit mbart absurditet se ky vendim nuk e pengon mediat ndërkombëtare që të publikojë të dhënat e siguruara nga hakerat e sulmit kiberentik. Nëse merren nga mediat ndërkombëtare, këto media do vihen në hetim, po mediat ndërkombëtare? Kë do të hetojë Prokuroria, median kombëtare apo ndërkombëtare?
Ky vendim nuk është shterues, nuk mund ta ndalojë problemin dhe riskun e shkaktuar. Sjellja më institucionale do të duhej të vendosje mes policisë, Prokurorisë dhe editorit, në një deklaratë që do publikohet Unioni i Gazetarëve, kërkohet rritja e përgjegjësisë dhe ndërgjegjes të editorit shqiptar, redaktorit dhe gazetarëve, dhe të mos përdoret rasti i huazimit të këtyre të dhënave si arsye për hetimin nga Prokuroria dhe policia.
Një gjë e tillë cenon të drejtën për të mos informuar, krijon censurë dhe shkakton problematika me çështjen e pavarësisë në raportim. Rasti i ndodhur në Shqipëri mund të krahasohet në miniaturë me rastin e Wikileaks, për daljen e dhënave.
Përsëri institucionet kombëtare dhe federative, nuk morën vendim censurues për të ndaluar publikimin, por kërkuan rezervimin e editorëve për ato çështje që prekin çështjen e sigurisë kombëtare.
Çipa deklaroi se kjo pjesë e ndërgjegjes duhet të ekzistojë në çështjen e ndërgjegjes së editorit, duke nënvizuar se vetë Prokuroria e ka të vështirë të përcaktojë një recetë se cilat do të jenë kufizimet.
Në këtë linjë shtoi se një urdhër i tillë mund të bëjë problem me lirinë e medias dhe të drejtën e gazetarit për të dhënë informacione të siguruara me burime profesionale.
Më shumë se etika, hyn në punë përgatitja dhe ndërgjegja e gazetarit, raportimi mbi bazën e vërtetimit të së dhënës mbi 2-apo 3 burime.
Nëse një e dhënë është pjesë e sekretit shtetëror, ekzistojnë të gjitha mënyrat për ta vërtetuar.



