Dy viktima janë shënuar në Greqi në pak minuta si pasojë e përhapjes së koronavirusit në vend. Mediat greke shkruajnë se viktima e dytë ishte një i moshuar, i shtruar në Spitalin Bodosakeio.
Ato shkruajnë se i moshuari erdhi nga Kastoria, ndërsa dy të afërm të burrit gjithashtu me koronavirus ndodhen të shtruar në të njëjtin spital. Një njoftim zyrtar pritet nga Ministria e Shëndetësisë.
Të paktën 190 raste deri tani janë konfirmuar me koronavirus në Greqi.



