Protesta e PL te inceneratori i Tiranës/ Brahimllari: Protestë pa flamuj partiakë, kundër vjedhjes më të madhe qeveritare në vend (VIDEO)

Protesta e PL te inceneratori i Tiranës/ Brahimllari: Protestë pa flamuj partiakë, kundër vjedhjes më të madhe qeveritare në vend (VIDEO)

Partia e Lirisë ka njoftuar për nesër protestën e parë të kësaj force politike pasi Ilir Meta mori drejtimin e saj.

Protesta e parë do të jetë në 13 shtator në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës.

Lidhur me këtë në studion e MCN live, sekretari organizativ i PL, Endrit Brahimllari, u shpreh se protesta është thirrur kundër kryeveprës së korrupsionit të qeverisë në këto 30 vitet e fundit.

Sipas Brahimllarit, protesta do të jeta pa flamuj partiak, vetëm me mbështetjen masive të qytetarëve që preken nga ky projekt dhe jo vetëm.

Protestë që shkon përtej partive, që vjen si rezultat i shumë qytetarëve dhe banorëve pore dhe një kërkesë për të reaguar ndaj inceneratorëve. I konsiderojmë këto protesta si të qytetarëve. Këtë rast e kemi marrë iniciativën, sepse jemi marrë me inceneratorët për një kohë të gjatë. Janë të gjithë të mirëpritur të gjithë si qytetarë.

Shqipëria dhe shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë sepse janë vjedhur dhe po përgatiten vjedhje të tjera, ndaj është detyra e çdo qytetari që ndodhet i vjedhur të protestojë, të jetë atje dhe në këtë manifestim do jemi të gjithë me flamurin e qytetarisë, transparencës dhe me asnjë flamur partie apo force politike.

Protestë është kundër shkeljes së ligjit, papërgjeshmërisë, dhe vjedhjes më të madhe që ka pasur në këto 30 vite të fundit qeveria, ajo e inceneratorëve, protesta do të jete përgjegjësi e çdo opozitari.

Thirrja është bërë në emër të qytetarëve të Tiranës që po dhunohen, nuk është protestë në emër të partive , është mbi partitë, pa flamuj partiakë. Aty pretendohet për një incenerator, ndërkohë që aty nuk ka fare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy