Shqipëria i dorëzon Bosnjës kryesimin e Kartës së Adriatikut/ Cakaj: Të anëtarësohet Kosova

Shqipëria i dorëzon Bosnjës kryesimin e Kartës së Adriatikut/ Cakaj: Të anëtarësohet Kosova

Shqipëria i ka dorëzuar Bosnjës këtë të premte kryesimin e Kartës së Adriatikut.

Në aktivitetin përmbyllës, ministri në Detyrë i Punëve të Jashtëme, Gent Cakaj nëvizoi mundësinë e rritjes së bashkëpunbimit mes vendeve në aspektin teknik dhe atë politik. Cakaj kërkoi poashtu që pjesë e A5 të bëhet edhe Kosova.

“Besoj se sa i përket kontekstit rajonal përpjekjet tona do të vazhdojnë të jenë në bazë të dy drejtimeve. Duhet gjejmë mënyra për të fuqizuar dhe përforcuar bashkëpunimin tonë në nivel politik dhe teknik. Ne këtë e kemi bërë me anën e organizimit të konferencave të vogla dhe trajnimeve të tjera si dhe me anë të aktiviteteve të tjera, me anë të të cilave kemi dashur të përforcojmë aftësitë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kjo duhet të vazhdojë më tej dhe të forcohet.”

Cakaj tha gjithashtu se ka ardhur koha që pjesë e Kartës së Adriatikut të bëhen dhe vende të tjera, ku përmendi konkretisht Kosovën.

“Ne duhet të kemi një qasje pro aktive në rajon. Kjo do të thotë se kjo kartë do ti hapë dyert e saj për ato vende që kanë dëshirë që të jenë pjesëmarrëse, jo vetëm në këtë kartë, por edhe vlerat që ajo sjell. Në mënyrë automatike do të thotë kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë kartë. Kosova është pjesë e platformave më të rëndësishme rajonale, por shërben si një anëtar i vlefshëm në koalicione global ndaj DEASH. Kështu që nuk shikojmë asnjë arsye objektive pse Republika e Kosovës nuk duhet të ketë anëtarësim të plotë në kartën e Adriatikut dhe SHBA ”

Për Cakajn, anëtarësimi i Kosovës do të jetë një kontribut i drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy