Bregu rrëfen si nisi karriera në gazetari: Në fillim më thanë që nuk di të lexojë. Më pas u bëra ndër zërat më të mirë radiofonik

Bregu rrëfen si nisi karriera në gazetari: Në fillim më thanë që nuk di të lexojë. Më pas u bëra ndër zërat më të mirë radiofonik

Sokol Bregu me përvojë 25 vjeçare në gazetari, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për karrierën e tij në media, me fokus në gazetarinë e kronikës.

Bregu solli në vëmendje faktin se si e nisi prova e parë në vitin 1998 në radio “Koha” kur nuk ia pëlqyen zërin ndërsa më pas arriti të bëhet ndër zërat më të mirë radiofonik në vend.

Në fakt në 1998 miku im Enkel Demi, më ftoj që të bëjë nja provë në radio “Koha”, që të filloja punë aty. Kishim punuar në gazetën “Republika” bashkë, shkova te radio dhe sa futem për të lexuar, më përzunë nga piko-ja direk, paaftësi totale.

U ulem poshtë në kafe, ca na bëre tha, unë po të bëja super reklame, na fëlliqe fare, hajde dëgjoj tani këta tha. Dhe në një moment vjen dikush e i thotë Enkel e kishim gabim për këtë shokun tënd, zërin e kishte të mirë, por nuk dinte të lexonte.

Ngjitemi prap, më mësoj një ndër ikonat e tv në atë kohë, Amalia Dhamo, u kujdes për mënyrën se si duhej ta interpretoja, ta lexoja, ishte edhe mjeshtri i zërit, Sokol Bllaca, edhe ai më ndihmoi.

Në fakt u bëra një ndër zërat më të mirë. Ca mësuam, ca e vodhëm këtë zanat, të dyja bashkë. Bëhej fjalë për një vit që nuk mund të jetoje lirshëm, kishte probleme ishte një kohë që kam përshtypjen se të gjithë duan ta harrojnë.

Gazetari Bregu tregoi se si i realizon emisionet e tij dhe faktin se me çfarë është ballafaquar gjatë punës në terren.

Gjatë karrierës sime ka kaluar disa  ngjarje në terren, që shpesh të ngelin në mendje. Janë momente që ngelin në kujtesë. Dallimi mes asaj që ishte në atë kohë ke kaluar në terren mes asaj që je tani, mendon që ka një zhvillim qoftë në rendin dhe sigurinë publike , qoftë në shoqërinë shqiptare e cila është pjesë dhe ka dëshirë të jetë pjesë e avangardës.

Në pjesën më të madhe të kohës jam marrë më individët. Tani u bë disa vite në emisionin tim, sidomos në MCN bëj profilin psikologjik të një autori veprash kriminale, të një personi problematik në këtë vend, disa herë mund të jenë skizofren, se ka ndryshim midis problematikave dhe skizofrenëve. Kërkoj ti bëj gjithmonë çmitizimin mes figurave. Nuk bëj histori se çfarë krimesh kryejnë, etj, merre me detajet e personit që e kryen duke nisur edhe nga vendlindja, mënyra se si rritet, vrazhdësia, mënyra se si ekzekuton.  

Bregu në këtë intervistë foli edhe për familjen e tij dhe faktin se pse vajzave u ka thënë që kur të rriten te martohen jashtë vendit.

Kam bashkëshorten dhe dy vajza të mia, të cilat kanë mosha të caktuara dhe në fakt çdo mëngjes të treja më puthin dhe dal i mbushur me dashuri, e vogla është më e përkëdhelur.

Ne funksionojmë si këto familjet amerikane, një ditë i mban gruaja gocat, një ditë unë, përpiqem ti çoj në vende argëtuese, përpiqem ti flas me to.

Nuk i trajtoj si shoqe, sepse është gabim që një prindërit të trajtoj si shok fëmiun e tij, shok është tjetër kush, ti je prindi, mund ti japësh një atmosfere shoqërore, por ta trajtosh si shok është koncept ndryshe.  

E vogla mban më shumë inat, e madhja më mbajti një qëndrim disa ditor, por shumë keq, unë u ula i pari. Gocave u them kur të rriteni, martohuni me një anëtar të BE, shqiptarët kanë për tu futur në BE, por s’kanë për të qenë kurrë anëtar të BE, sepse vijnë nga një provim i keq, nuk kanë për të qenë kurrë meshkujt perfekt, kanë vrazhdësinë, edhe unë e kam, nuk mendoj se meshkujt shqiptarë janë përfekt për të ndërtuar.

Gazetari ndau opinionin e tij se pse në Shqipëri nuk ekziston perfeksionimi në disa gjëra.

Familjet shqiptare që vijnë nga koha e diktaturës, kanë krijuar modele aq të vështira sa do kohë Shqipëria ti largojë dhe mendoj se gjithmonë dhe në shoqërinë tjetër të atyre që kanë dëshirën e daljes në publik, ka histori të tilla por thonë se e imja shkon perfekt, nuk ekziston perfeksionimi, nuk mundet.

Vajzat kam dëshirë që të largohen, por unë jo, nuk e kam patur kurrë dëshirë, ka pasur mundësi të merrja azil në cilido vend, por nuk dua të largohem.

Ka lidhje me mënyrën se si jam rritur, jam prodhim i vendit tim dhe nuk do kuptohesh në ndonjë shoqëri ndryshe. Letërsia është pasioni im.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy