PD kërkesë zyrtare Prokurorisë së Dibrës: Dosja ‘184’ t’i kalojë SPAK

PD kërkesë zyrtare Prokurorisë së Dibrës: Dosja ‘184’ t’i kalojë SPAK

Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Prokurorisë së Dibrës, informacion për dosjen ‘184’ që u transferua kohë më parë nga Krimet e Rënda.

Në kërkesën e dorëzuar me firmë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, kërkohet që kjo dosje t’i kalojë për hetim Prokurorisë së Posaçme të SPAK duke qenë se atje, siç deklaron PD, është i faktuar bashkëpunimi në një grup të struktuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.

“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoi përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e strukturar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Në letër kërkohet në cilësinë e kallëzuesit që të merret informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal, faktit nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe njohjen me provat dhe faktet e administruara deri tani.

Dosja ‘184’ ka për objekt hetimin e krimit zgjedhor në qarkun e Dibrës gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2017. Kjo dosje u transferua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës në shtator të vitit 2019 për moskompetencë. Në prokurorinë e Dibrës ajo u regjistrua me emrin ‘385’dhe zgjati me 3 muaj afatet për hetim. Megjithatë nga ajo kohë ende nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me këtë hetim.

Ndërkohë një nga personat e përmendur në këtë dosje edhe si pjesë e përgjimeve të publikuara nga ‘BILD’, ish-shefi i komisariatit të Dibrës, Robert Aga, është shkarkuar sot nga detyra e shefit të Qarkullimit të Dibrës pasi vëllai i tij Pajtim Aga u arrestua nga Policia gjatë një aksioni kundër trafikut të drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy