
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Vlorë, Vasil Llajo i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, ka theksuar se infrastruktura dhe shërbimi shëndetësor janë disa nga prioritetet kryesore të tij nëse zgjedhet deputet.
Ai ka përmendur përmirësimet e mëdha që janë bërë, si ndërtimi i 35 kilometra rrugë, por gjithashtu ka theksuar se ka ende shumë probleme, si infrastruktura e dobët, mungesa e shërbimeve urgjente të shëndetësisë dhe vonesat në lëshimin e certifikatave të pronësisë. Llajo ka premtuar të jetë një zë i fortë për qytetarët e Vlorës, duke kërkuar zgjidhje për këto sfida.

Pjesë nga intervista:
Rakipi: Vasil ju kandidoni në Vlorë. Çfarë ka bërë PS për këtë qark dhe çfarë problematikash mbeten aty?
Llajo: Që ka bërë shumë ka bërë. Është një rrugë se 7 kilometra e pashtruar. Por 35 kilometra janë bërë. Unë në parlament për qarkun e Vlorës do të ngre ato që janë defekte.
Rakipi: Ke konstatuar defekte?
Llajo: Duhet rregulluar shërbimi shëndetësor që nuk bëhet mëe politika lokale, por qendrore. Duhen plotësuar disa ambulanca me personel mjekësor. Unë i kam provuar mbi kurriz këto defekte.
Rakipi: Ja u zgjodhët deputet, çfarë do të bëni ju për këta qytetarët?
Llajo: Atë që duhet të bëj. Kam qenë në Vrinë dhe Xarrë. Infrastruktura është problemi kryesor, është uji, energjia elektrike, certifikata e pronësisë që do të vihet në rrugën e zgjidhjes dhe njerëzit u lodhën duke pritur certifikatat.
Rakipi: Çfarë ju kërkojnë njerëzit në terren nga ju?
Llajo: Njerëzit kërkojnë dhe janë bërë më kërkues. Ajo që kërkohet është që shërbimet e urgjencës që jenë në kohë. Jo për transportin, por të ketë shërmim.



