
Kompania zvicerane e orëve, “Franck Muller” ka nxjerrë në shitje një model të orëve.
Kësaj radhe prodhuesi ia ka dedikuar heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Në qendër të orës figuron portreti i Skënderbeut me ngjyrë të arit gjersa në prapavijë është vendosur shqiponja kuqezi.
“Senatus”, e përshkroi Skënderbeun si heroi kombëtar shqiptar për rezistencën ndaj Perandorisë Osmane.
Ndryshe, ky model është prodhuar vetëm 25 copë prej çelikut inox dhe 50 copë prej titanit të zi gjersa nuk dihet ende çmimi i saj.
Çmimi për orët e thjeshta Franck Muller varion nga 5 mijë deri në 7500 €, ndaj një model i kufizuar si ky me Skënderbeun supozohet të kalojë 10 mijë €.
Më 17 janar të këtij viti, mbushin plot 555 vite nga ndarja e jetës së heroit tonë kombëtar, dhe kjo orë mund të jetë një dhuratë e bukur përkujtimore.



