Kryeministri francez zgjedh kabinetin, emëron ish-partnerin ministër të Jashtëm

Kryeministri francez zgjedh kabinetin, emëron ish-partnerin ministër të Jashtëm

Kryeministri i ri i Francës Gabriel Attal, 34 vjeç, i njohur tashmë dhe si kryeministri i parë homoseksual në Francë ka zgjedhur kabinetin e tij.

Sipas sistemit francez, presidenti përcakton politikën e përgjithshme ndërsa kryeministri është përgjegjës për zgjedhjen e një kabineti dhe menaxhimin e e qeverisë.

Një qeveri e re franceze shpallet zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Pallatit Élysée. Alexis Kohler e bëri njoftimin nga Jardin d’Hiver (Kopshti Dimëror) i pallatit presidencial.

Disa nga ministrat u rikonfirmuan në poste si Darman, ministër i brendshëm dhe Dupond-Moretti ministër i drejtësisë, Bruno Le Maire mbajti postin e tij si ministër i financave dhe Sébastien Lecornu mbetet ministër i mbrojtjes.

Stéphane Séjourné, i cili dikur ishte partneri i kryeministrit, u emërua ministër i ri i jashtëm i Francës, duke zëvendësuar Catherine Colonna. Macron zgjodhi Attal, një 34-vjeçar besnik me njohuri mediatike, për t’i dhënë frymë të re mandatit të tij të dytë.

Emërimi i tij dërgoi një sinjal se ndryshimi ishte duke u zhvilluar, me Macron duke u përpjekur të rindërtojë qeverinë e tij pas një viti trazirash mbi reformën e diskutueshme të pensioneve dhe një  ligj  imigracioni që kritikët thanë se i bënte shumë lëshime  të djathtës ekstreme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy