
“Nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të na lërë të vdesim. Për ne është një çështje jetike".
Zonja e Parë ukrainase, Olena Zelenska, në një intervistë për BBC, e cila do të transmetohet nesër, shpreh shqetësim të fortë për vonesën e ndihmës pasi senatorët republikanë në Shtetet e Bashkuara bllokuan një projekt-ligj që parashikonte 60 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën.
“Ne vërtet kemi nevojë për ndihmë. Nuk mund të lodhemi, sepse nëse lodhemi, vdesim. Na lëndon shumë kur shohim shenja se disponibiliteti po bie. Për ne është jetike. Më dhemb të shohësh se çfarë po ndodh”.



