Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka zhvilluar një video-konferencë me drejtorët e bankave lidhur me paketën financiare për të ndihmuar të prekurit nga kriza e Covid-19.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se po vijon diskutimi me bankat që operojnë në vend mbi fondin e garancisë prej 100 milionë dollarësh, të vënë në dispozicion nga qeveria për pagat e punonjësve në bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë, që kanë mbyllur aktivitetin për shkak të masave të marra për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Ndërsa ka publikuar foto të takimit “online” Rama ka bërë me dije detaje, ku thotë se po diskutohet vënia në lëvizje e instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë dhe zgjerimi i paketës gjatë muajit prill.
“Me bankat për paketën financiare të luftës;
Vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë; Zgjerimin e paketës gjatë muajit prill”, shkruan Rama.



