
Një roje nderi qëndronte me shikim të heshtur, ndërsa mijëra njerëz vinin në Capitol Rotunda të martën për të homazhet e tyre ndaj ish-presidentit George H.W. Bush.
Por momenti më i veçant ishte kur pas shumë figurave dhe politikanëve për të bërë homazhe ishte edhe ish-senatori Bob Dole i cili ka nderuar presidentin e ndjerë George H.W. Bush.
95-vjeçari u ngrit nga karrigia me rrota që ai qendronte dhe nderoi në këmb dhe em dorën lartë arkivolin e mikut dhe dikur rivalit të tij, duke i bërë të gjitha nderimet si një veteran i Luftës së Dytë Botërore.
Bush dhe Dole u ndeshën për herë të parë me njëri-tjetrin në garën brenda republikanëve për zgjedhjet presidenciale në vitin 1988. George H.W. Bush fitoi, ndërsa Bob Dole qëndroi në Senat.
Më pas, të dy krijuan një marrëdhënie të ngushtë pune.
Bush dhe Dole, para se të anëtarësoheshin në Partinë Republikane dhe të përfshiheshin në politikë, kishin marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore.
Dole ishte gjymtuar në njërin krah gjatë një beteje në Itali.
Kurse Bush është veterani i fundit që ka qenë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



