Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm, Tiranë u shpallën fajtorë nëntë persona për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Falsifikim i dokumenteve’.
Në kuadër të procedimit penal nr.1285 të vitit 2023, nga ana e organit të prokurorisë u kryer hetime intensive, si marrja në pyetje e personave, këqyrje dhe sekuestrime pranë institucioneve si dhe kryerje e ekspertimeve teknike, në përfundim u kolaudua se janë konsumuar elementët e veprave penale të parashikuara nga nenet 199/a/3, 186/2, 186/3 në bashkëpunim dhe 300 të Kodit Penal, pasi në zonën e Mulletit, në ekonominë pyjore 1/a dhe 2/a, janë ndërtuar 7 objekte (vila), formalisht të pajisura me leje rindërtimi, por që rezultoi se dokumentacioni tekniko ligjor i përdorur pasqyronte të dhëna të rreme, si dhe duke cenuar fondin pyjor, në juridiksion të Bashkisë Tiranë.
Në këto kushte, nga ana e prokurorisë u çmua, se ka prova për të proceduar me marrjen si të pandehur dhe shpalljen fajtorë, për veprat penale shtetasit si më poshtë:
A.P., akitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;
K.B., arkitekt, akuzuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;
M. T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
F.Z., i akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
A.T., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
M. D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
T.V., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”;
D.D., akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”; dhe
A.H, akuzuar për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i dokumentave”
Në përfundim të gjykimit, u vendos dënimi i të pandehurve dhe konfiskimi i 7 vilave të ndërtuara pa leje në ekonomi pyjore nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.
Hetimet vijojnë në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të enteve publike si dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.



