Seks për një vendim gjyqësor, flet për herë të parë pas skandalit kreu i Gjykatës së Gjirokastrës

Seks për një vendim gjyqësor, flet për herë të parë pas skandalit kreu i Gjykatës së Gjirokastrës

Flet disa orë pas publikimit të skandalit kreu i Gjykatës së Gjirokastrës.

Guximtar Boçi, i cili sipas një regjistrimi të transmetuar mbrëmë i ka kërkuar seks një gruaje për të dhënë një vendim në favor të saj, është prononcuar shkurt për “Panoramën”.

Boçi mohon të jetë takuar me gruan në fjalë dhe shton se e hedh poshtë me neveri një bisedë të tillë.

Ndërkohë mësohet se publikimi mbrëmë i regjistrimit të bisedës së tij me gruan ka përkuar me një ngjarje të rëndësishme në familjen e tij.

Emisioni që publikoi regjistrimin ka përkuar me orarin e hapjes së dasmës së vajzës së gjyqtarit.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy