
Kundërshtari numër një i Presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny, thotë se ai u vendos në një qeli “dënimi” pas përpjekjeve për të krijuar një sindikatë në burgun ku po vuan dënimin.
Ai aktualisht pritet të qëndrojë në izolim për tre ditë, por autoritetet e burgut kanë paralajmëruar se ai mund të “bëhet vendbanimi im i përhershëm”.
Navalny po vuan një dënim me nëntë vjet burg në një sektor të rreptë penale pranë qytetit rus të Vladimir.
“Përshëndetje nga izolimi”, ka shkruar Navalny në rrjetet e tij sociale, duke thënë se është vendosur zyrtarisht në izolim “për zbërthimin e butonit të sipërm të uniformës”.
Navalny, 46 vjeç, e përshkroi qelinë e tij si një “rrethim betoni” ku është shumë vapë dhe me zor mbushet me ajër.
Ka vetëm një filxhan dhe një libër në qelinë time. Kam vetëm një lugë dhe një pjatë ku më hidhet ushqimi.
Një dritare hekuri ulet nga jashtë duke përdorur një levë në mbrëmje dhe vendoset herët në mëngjes kur ata marrin dyshekun dhe jastëkun. Asnjë vizitë, as letra, as pako.
Ky është i vetmi vend në burg ku pirja e duhanit është e ndaluar.
Javën e kaluar, Navalny njoftoi se kishte krijuar një sindikatë në sektorin e burgut ku ai ndodhet.
Ndërsa sindikata shënoi fitoren e parë, pasi stolat e përdorura nga të burgosurit që punonin në makinat qepëse u zëvendësuan me karrige, Navalny tha se mori paralajmërime nga administrata e burgut.
Kundërshtari i Putinit kishte vuajtur dy vjet e gjysmë për shkelje të lirimit me kusht me akuzën e mashtrimit, por në mars dënimi me burg u zgjat në nëntë vjet pasi u shpall fajtor për përvetësim donacionesh për organizatat e tij politike dhe për shpërfillje të gjykatës.



