Banorët e Baldushkut kanë protestuar këtë të mërkurë pasi sipas tyre projekti i rindërtimit është devijuar duke prekur edhe varrezat.
Ata kanë thënë se pallatet nuk mund të ndërtohen mbi eshtrat e familjarëve të tyre. Sipas tyre filliimisht në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave në këtë projekt ishin parashikuar vetëm 20 shtëpi për tu shembur.
Banorët kërkojnë bisedime me përfaqësues të bashkisë, pasi e kosniderojnë të padrejtë projektin në këtë zonë. Ndërkohë nga ana tjetër i pyetur nga MCN ky institucion nuk jep inforamcione duke na kërkuar që t'i drejtohemi zyrtarisht, procedurë e cila kërkon një periudhë të gjatë kohe.



