Ish-banorja e Big Brother Vip, Fotini Derxho thotë se pas daljes nga shtëpia më e vëzhguar në Shqipëri ka marrë kritika nga ana e familjarëve nga ana e babait, pasi tregoi se vëllai i saj kishte qenë në burg, apo situatën që çoi në divorcin e prindërve.
Familjarëve nga ana e babit nuk u erdhi mirë se jetojnë në Gjirokastër dhe komentohen. Por kështu ka ndodhur, kështu ka qenë fëmijëria ime, prindërit e mi.
Unë e kam baba, në venat e mia kam gjakun e tij. Nuk thashë që nuk e dua babanë në asnjë moment. E dua, por rrethanat janë të tilla që unë jam shumë e lënduar.
Kam të drejtat e mia të përjetojë ndjesitë e mia. E dua shumë babin tim, dua të jetë mirë atje ku është, mjafton të mos na bëjë më situata.
Nuk jemi takuar, thjesht më kanë kontaktuar dhe më kanë thënë kam bërë gabim që kam treguar historinë se ndoshta dhe atje ku jeton do gjykohet.
Në emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv, Fotini tha se nuk është në një lidhje, por se pavarësisht kësaj ndihet e plotësuar në çdo aspekt.
Ndër të tjera tregoi se tradhtinë nuk do e falte, pasi sipas saj, ndodh me vetëdije të plotë.
Unë nuk mund të jetoj me dyshime. Mund të jenë rrethana të ndryshme, por me këto mend që kam sot nuk e fal.
Dua që një njeri të jetë shumë i sigurtë që më do mua. Gjithmonë ngelet ajo ndjesia mbas.



