Si pasojë e përkeqësimit të situatës së krijuar prej Covid 19, Greqia nuk do t’i hapë kufijtë më Shqipërinë Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë deri më 14 gusht. Sipas qeverisë greke deri në datë 14 gusht kalojnë shtetasit shqiptarë me leje qëndrimi, shtetasit grekë, punëtorët sezonalë, anëtarët e familjeve të shtetasve grekë, diplomatët etj., por nuk lejohen turistët.
Edhe BE po i mbyll dyert shqiptarëve deri në fund të korrikut. Shqipëria vijon të mbetet jashtë listës së vendeve me të cilat BE hap kufijtë e jashtëm.
Poashtu Austria është shteti i radhës që i ka vendosur bllokadë Shqipërisë, që bashkë me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnje Hercegovinën, nuk përmbushin ende kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19, që ka të bëjë me numrin e infektimeve për çdo 100.000 banorë.



