Grabitje e bujshme në Kili, merren thasët me 27 milionë dollarë

Grabitje e bujshme në Kili, merren thasët me 27 milionë dollarë

Një grabitje e bujshme është shënuar kundër një dege të kompanisë së sigurisë së transportit Brinks, të hënën në Kili.

Një shumë ekuivalente e 27 milionë dollarëve është vjedhur nga magazina Rancagua, 90 kilometër në jug të kryeqytetit Santiago.

Në një operacion pothuajse kinematografik i cili zgjati disa minuta dhe u filmua nga kamerat, grupi prej të paktën 18 personash u pa duke marrë thasë me para dhe duke i hedhur nga muri rrethues.

Gjatë arratisjes shpërtheu një përplasje me policinë ndërsa grabitësit vunë flakën në makinat e afërta për të penguar policinë.

Katër prej tyre mbetën të plagosur, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Në orët e fundit janë arrestuar 18 persona, të gjithë me kombësi kiliane, ndërsa persona të tjerë kanë arritur të arratisen. Gjithsesi, paratë e vjedhura nuk janë gjetur.

“Ka anëtarë të tjerë në këtë bandë që nuk i kemi arrestuar ende”, deklaroi ministrja e Brendshme Carolina Toha e cila shtoi se “nuk e dimë se çfarë kombësie kanë”.

Kili prej kohësh po përjeton një krizë të sigurisë publike për shkak të pranisë së grupeve kriminale venezueliane dhe karteleve meksikane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy