Më 12 dhe 13 qershor kulmon peligrinazhi 13 javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Qysh në orët e para të mengjesit të sotëm, mijëra pelegrinj i janë drejtuar ketij vendi të shenjtë për të kremtuar kështu edhe festën e Shna Ndout.
Shumë prej tyre zgjedhin që ta kalojnë natën pranë ambienteve të Kishës.
Ndërkohë, Policia e Lezhës njoftoi se ka marrë masa për mbarëvajtjen e peligrinazhit ku mbiidhen qytetarë nga i gjithë vendi.



