Eduart Ndocaj rrëfen ambicien e radhës në politikë

Eduart Ndocaj rrëfen ambicien e radhës në politikë

Pavarësisht se aktivitetin si biznesmen e ka të përqendruar në Itali, ish-deputetit Eduart Ndocaj duket se i ka pëlqyer politika në Shqipëri. Pasi nuk mundi të siguronte një karrige në Parlament, ish-deputeti kaubojs zbulon ambicien e radhës.

I ftuar në Ora News, Ndocaj tha se ia ka vënë syrin Bashkisë së Lezhës.

“E kam menduar të bëhem kryetari i Bashkisë së Lezhës. E kam në plan, absolutisht. E kam dëshirë që të kandidoj dhe të fitoj. Qytetarët kanë nevojë për një kryetar bashkie që nuk e merr atë karrike vetëm për shitur një tender apo për të shitur një tokë, apo për të marrë përqindje.”

Ndocaj është shprehur se ka qenë dhe është kandidati më i përshatshëm për qarkun e Lezhës.

“Isha kandidati më i përshatshëm dhe vazhdoj që të jem sepse nuk ka asnjë person gjithë këto vite që mund ta ketë përfaqësuar më mirë sesa e kam përfaqësuar në këto dy vite unë”, ka thënë ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy