Këngëtarja Katy Perry bëri të ditur se Josh Groban me të cilin kishte një lidhje në vitin 2009, i vjen keq që e kishte lënë atë. Katy e cilëson atë si të dashurin e saj më të mirë ndonëse në zemrën e saj kanë qenë edhe yje të tjera të famshme si John Mayer, Orlando Bloom e Russell Brand.
Këngëtarja e ka treguar këtë fakt ndërkohë që ka postuar në youtube filmin Witness World Widde. Në vitin 2010 ajo shkruajti këngën “The One That Got Away”, por kurrë nuk zbuloi identitetin e shokut.
“Po që dua ta them, njerëzit pyesnin se për kë është kënga “The One That Got Away”. Është për Groban. Ai është një nga miqtë e mi më të mirë”, tha ajo.



