Banorët e Suçit dhe Kurdarisë në revoltë: Mos na e merrni ujin, po na zhdukni jetën! (VIDEO)

Banorët e Suçit dhe Kurdarisë në revoltë: Mos na e merrni ujin, po na zhdukni jetën! (VIDEO)

Pesë fshatra të njësisë administrative Suç, në bashkinë Klos, janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të disa HEC-eve mbi lumin e Lusës, një burim jetik për bujqësinë, blegtorinë dhe ujin e pijshëm të zonës. Banorët e quajnë ndërtimin e HEC-eve një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetesën dhe ekzistencën e tyre.

Po u fut uji në tuba, gjithçka thahet. Si do jetojmë 8 muaj pa ujë? Ku do pijnë bagëtitë?” – shprehet një banor i zonës në emisionin FOL.

Prej dy javësh, përplasjet me firmën ndërtuese janë bërë të përditshme. Sipas banorëve, punimet kanë nisur pa një vendim të miratuar nga Këshilli Bashkiak dhe pa një dëgjesë publike të rregullt. Ata thonë se projekti i HEC-it nuk sjell zhvillim, por “varfëri dhe shpërngulje”.

Kjo është krahinë bujqësore si dhe një zonë e bukur turistike me 7 liqene akullnajore, dhe po e shkatërrojnë për të pasuruar një individ me lidhje të forta. Nëse s’vë dorë shteti, do ta ndalim vetë”, thotë një tjetër protestues.

Në qendër të akuzave është edhe heshtja e institucioneve. “Ku është Avokati i Popullit? Çfarë pret SPAK-u, të vritemi që të nisë hetimi?”, pyet kreu i njësisë administrative Suç, i cili denoncoi gjatë emisionit fol një incident të rëndë me punëtorët e kompanisë së HEC-it të Lusës që sipas tij rrezikuan ti merrnin jetën me fadromë teksa me trup tentonte të ndalte punimet.

Banorët thanë se i janë drejtuar me një peticion me 730 firma institucioneve kryesore, kryeministrit Rama, ministres së linjës Belinda Balluku dhe Prefektit, ku kërkohet ndërprerja e menjëhershme e punimeve deri sa të shprehet gjykata.

Na marrin ujin, na marrin jetën. Na detyrojnë të braktisim këtë vend të bukur, por ne nuk do ta lëmë ujin që ta marrin e ta fusin në tub. Do jem unë i pari që do bëj vetëgjyqësi”, thotë një tjetër i moshuar i fshatit Kurdari, Klos.

                                                                                                                                                                                                

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy