
Një tjetër gomone që ishte nisur nga Shqipëria, është ndaluar në ujërat ndërkombëtare me 605 kilogram marjuanë e cila kishte në bord dy shtetas një shqiptar dhe një italian.
Mbrëmjen e djeshme Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza në patrullim kanë informuar njësitë e Guardia di Finanza në Pulia dhe menjëherë është ngritur avioni i Frontex duke patrulluar zonën detare ku nga radaret e QNOD ishte gjurmuar një mjet lundrues i dyshimtë.
Policia Kufitare e mbështetur edhe nga Guardia di Finanza në Shqipëri ka bërë të mundur finalizimin e një tjetër operacioni ndërkombëtar antidrogë në bashkëpunim dhe koordinim.
"Pas ndjkejes, në afërsi të Leces, GdF ka bërë bllokimin e gomones me dy skafistë në bord, konkretisht një shtetas shqiptar me inicialet A.Gj. 55 vjeç dhe një italian me inicialet A.D. 38 vjeç, si dhe është sekuestruar mjeti lundrues dhe ngarkesa prej 605,7 kg e dyshuar marijuanë", njofton policia.
Gomonja rreth 6 metra më një motor fuoribordo i ngarkuar me lëndë narkotike lëvizte në ujra ndërkombëtare.
Të dhënat e tjera janë pjesë e sekretit hetimor pasi vijon shkëmbimi intesiv i informacioneve duke përfshirë edhe forcat policore malazeze.



