Kur shkoni në një punë të re dhe keni dilemën se si do të jetë ambienti, kolegët apo si do të shkojnë gjëra, disa ide për këtë mund ta krijoni që në intervistën e parë të punës. Përdoruesit e Reddit kanë shpërndarë një sërë shenjash paralajmëruese dhe gjëra të vogla, që mund t’i dalloni gjatë intervistës, që tregojnë se puna aty ta shpif.
Dhe ja çfarë shkruajnë njerëzit:
"Kur intervistuesi thotë, ‘Oraret shtesë nuk janë të detyrueshme, por shumica e njerëzve qëndrojnë edhe pas punës, në shumicën e ditëve”.
"E preferuara ime është 'Ka shumë njerëz që presin në radhë për të punuar këtu, prandaj konsiderojeni veten me fat'. Shenjë parandaluese gjigande".
"Një intervistues më pyeti nëse kisha ndonjë problem për të punuar falas gjatë fundjavave. I thashë se koha ime e lirë është më e vlefshme se çdo gjë dhe se e vetmja mënyrë që të punoja një fundjavë është nëse ata do më paguanin, dhe nëse e ndjej që duhet të punoj në fundjavë. Ajo u zemërua dhe përfundoi intervistën menjëherë".
"E pyeta intervistuesin se cila ishte sfida më e madhe e punës. Më tha ‘siguria në punë’".
"Kur thonë, ‘Ju kërkohet të vishni rroba që kanë logon e kompanisë. Duhet t’i blini vetë nga kompania’".
"Në vendin tim të fundit të punës, personi që më intervistoi kishte një karikaturë në murin e tij të dukejt që dukej sikur një bombë i kishte shpërthyer fytyrën me shkrimin ‘Fola me [emrin e shefit] në lidhje me të. Mendoj se jemi ende duke e bërë'. Shefi përfundoi se ishte një tiran".
“U paraqita një herë për një intervistë dhe menaxheri nuk ishte atje atë ditë. Askush nuk më njoftoi. Ndihmës menaxheri më tha vetëm, ‘Oh, ajo nuk është këtu sot', me një ton sikur unë duhet ta dija".
"Nuk e dija në atë kohë, por 'Do të veshësh shumë kapele' ishte një shenjë që ata do të më jepnin punën e katër pozicioneve me një pagë të vetme”.
"Nëse ata shmangin pyetjet mbi pagën, kjo do të thotë se nuk paguajnë sa duhet për atë që presin nga ju. Ose, nëse ata përdorin fjalën “familje" në lidhje me punonjësit, kjo do të thotë që ata duan që ju të punoni jashtë orarit të papaguar ".
“Kur ata ju pyesin nëse keni në plan të krijoni familje së shpejti”.
“Kur duan që ta mbani çështjen e pagës mes jush”.
Burimi Buzz Feed



