
Komiteti i Rindërtimit ka zhvilluar një takim me Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare dhe drejtuesit e kompanive të sigurimit, me tematikë rikuperimin e dëmeve të banesave, shkaktuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Arben Ahemtaj kryetarit i Komitetit të Rindërtimit ka deklaruar në kwtw takim se dëmi i shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit mund të shkojë në 25 mln €.
“Ne kërkojmë që kompanitë e sigurimit të na vendosin në dispozicion listat e përfituesve. Shifrat e deritanishme nuk janë përfundimtare, dëmi mund të shkojë në mbi 25 mln euro. Kompanitë e sigurimit do të paguajnë 12 mln usd dhe plot 1943 ndërtesa të dëmtuara janë në proces trajtimi nga këto kompani”, shprehet Ahmetaj.
Ahmetaj ka kërkuar që kompanitë e sigurimit t'i vendosin në dispozicion listën me emrat e përfituesve.



