Tenton vetëvarjen Marjan Levanti, 37-vjeçari që plagosi 3 familjarë të ish-gruas dy ditë më parë.
I gjendur në mjediset e paraburgimit në Tiranë, ai ka tentuar të varë veten në një litar që e ka krijuar duke prerë batanijen rripa-rripa.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës. Levanti është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 25.12.2016, rreth orës 01:20, në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, shtetasi i arrestuar Marjan Levanti, 37 vjeç, ka tentuar të vetëvaret, duke prerë me rripa batanijen, ku ka tentuar t’i lidhë rripat tek hekurat e dritares, por është konstatuar nga punonjësit e policisë me shërbim tek dhomat e paraburgimit. Ku shtetas u dërgua në Spitalin Nr.5 për të marrë ndihmë mjekësore.



