Franca po përgatitet për një ditë tjetër protestash dhe grevash kundër reformës së pensioneve.
Ka pasur shenja që protesta e nisur prej 2.5 muajsh ka filluar të humbasë njëfarë vrulli dhe sindikatat shpresojnë për një pjesëmarrje masive në ditën e 11-të të aksionit.
Të gjitha palët janë në pritje të verdiktit që do jepet me 14 prill nga Këshilli Kushtetues i Francës, i cili ka fuqinë për të hequr një pjesë apo edhe të gjithë legjislacionin.
Macron, aktualisht jashtë vendit për një vizitë në Kinë, po përballet me sfidën më të madhe të mandatit të tij të dytë.
Protestat u shndërruan në trazira të dhunshme pasi kryeministrja Elisabeth Borne më 16 mars thirri një pushtet të diskutueshëm ekzekutiv për të kaluar projektligjin në parlament pa votim.



