3 muaj nga tragjedia e Novi Sadit/ Studentët në protestë, Vuçiç: Ka komplot ndaj Serbisë

3 muaj nga tragjedia e Novi Sadit/ Studentët në protestë, Vuçiç: Ka komplot ndaj Serbisë

Studentët nga Beogradi kanë marshuar për 80 kilometër për t’u bashkuar me bashkëprotestuesit e tyre në Novi Sad.

Kryeministri në detyrë Millosh Vuçeviq ka bërë thirrje që simpatizantë të partisë në pushtet të mos afrohen pranë protestës, për të mos shkaktuar incidente.

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka përsëritur edhe një herë akuzën për komplot ndaj shtetit serb.

‘Kanë vite që përpiqen të marrin pushtetin, disa me zgjedhje, disa pa zgjedhje dhe nuk po ia dalin aspak sepse populli nuk i do. Nuk do të ketë qeveri tranzitore, as qeveri me ekspertë, por qeveria e re do të jetë një qeveri serbe që nuk do të jetë shërbëtore e askujt.

Sipas tij, këto protesta janë përpjekje e drejtpërdrejtë e agjencive të huaja të inteligjencës kundër Serbisë.

‘Pse po e bëjnë këtë dhe pse u duhet? Nuk është e vështirë të merret me mend. Shikoni çfarë tha Albin Kurti. Shikoni çfarë tha Natasha Kandiç. Shikoni çfarë tha Sonja Biserko. Shikoni se çfarë thonë në Kroaci, më pas bëni pyetjen: Pse na e duan të mirën kaq shumë, që Serbia të rritet sa më shpejt ekonomikisht?

Po ashtu, kreu i shtetit serb ka njoftuar krijimin e një lëvizjeje të re politike në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy